Vladimir Marku
Nationality: 138
Email: vladimirmarku@yahoo.com
Nationality: 138
Email: vladimirmarku@yahoo.com
Vladimir Marku (1950)
Vras
Papritur thashë të vras
T'i merrja me radhë
Vrasje masive
Djallëzisht ftova ëndrrat e mia
Ftova shpresën
Thirra kujtimet pa përjashtim
Thirra pandehmat dhe dyshimet
Të gjithë për darkë
Ëndrra, shpresa, kujtime
Dasmorë në një dasëm makabre
Unë ndihesha dhëndër
Buzëironi
Vrisja mendjen me cilën ta filloja
Përpara se të gjithë ata
Ta kuptonin, dhe
Të më vrisnin
Mes armëve të shkatërrimit në masë
Zgjodha më të rrezikshmen
Zgjodha poezinë
Dhe nisa karierën e krimit.