ÇMIMI I DASHURISËDashuria jonë doli në treg
të shitet për pesë para
E kërkuan shkencëtarët, gjyqtarët, barbarët...
Kishte shume blerës,
aq shumë
sa u pendova:
Pse nuk ja ngrita çmimin qe ne fillim?
NE LIQENIN E OHRITMora dhome per ne te dy
ne mes pishave...
U ca qielli blu,
Liqenit plote perla i hodha sy
Pagova verberine time...!
Am See der Oher nahm ich, für uns beide ein Zimmer,
zwischen den Pinienbäumen.
Der Himmel brach in blau auf,
ich erblickte den See voller Perlen
und büsste meine Blindheit ein.
NE PARAJSE ISHA FEMIU vonove i dashur,
Nente muaj.
Nente muaj pa Ty...
Vdiqa...!
Atje ne parajse isha femi...
Im Paradies war ich ein Kind Liebling, du hast dich verspätet,
neun Monaten,
neun Monaten ohne dich...
ich starb!
dort im Paradies war ich ein Kind……
Une besojUne besoj ne Zot
Ti beson ne mua
Imzot, po ti s’qenke ateist!
Ich Glaube ich glaube an Gott
du glaubst an mich
mein Herrn,
du bist doch nicht Gottlos!
Kur mesojme te dashurojme?!
-Po plakesh, e aq pak di per dashurine,
tha pikellueshem kalendari Gregorian
dhe nisi t’i kryqoje ditet e mia te humbura.
Pastaj pyeti:
-Kur mesojme te dashurojme?
-Vertete, kur mesojme te dashurojme?
-He, kur mesojme...?
-Kur...?
Rane ne provim pyetjet e trembura,
Rane ne provim retorikat dhe ligjet e fizikes,
Ra dhe trupi im ne kurrizin e kerrusur
ne forma shenjash pikesimi.
Poezi Haikumiza e kalit
ne gishtin e unazes
firmos martesen
shiu me frak gri
gejsha me nxitim fshihet
ne akuarel
vjeshta pijanece
krejt qiellin e shet
per nje pije
BIO
RADIJE HOXHA- DIJA
Radije Hoxha, Dija, është nga Shkupi. Shkollën fillore dhe të mesme [të mjeksisë, dega infermiere] i ka kryer në Shkup, Maqedoni. Ka studjuar për mjeksi në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë. Ështe diplomuar për Mjeksi Tradicionale Kineze, dega Akupresure dhe Tui-na masazh “Belladona bimed”, në Shkup, në klasën e prof. dr. Edvin Dervisevic [Bosna & Hercegovina]. Në Prishtinë ka kryer edhe shkollen Art of Living [ ideator dhe udheheqes i saj është Sri Sri Ravi Sankar, nga India], në klasën e mësueses Snjezana Nisevic [nga Kroacia]. Ka punuar 7 vjet gazetare në Shkup [Maqedoni] dhe 3 vjet në radio IRIB në Teheran [Iran], redaksia e programit në gjuhen shqipe. Jeton në Prishtine, punon gazetare dhe moderatore e programeve të kulturës, në Radio Televizionin e Kosovës- Radio Kosova.
Është anetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, anetare e Haiku Klubit Shqiptar “Ha” në Tiranë dhe anetare e Haiku Klubit Kroat “Karolina Rijecka”. Ka marrë pjesë në shumë manifestime kulturore poetike, në Ballkan dhe në Azi.
Poezitë e saj janë përkthyer në anglisht, maqedonisht, kroatisht, boshnjakisht, rumunisht dhe turqisht, ndërsa janë botuar në disa revista letrare në rajon.
Ka botuar librat me poezi dhe prozë. “Zoti më do natën”-poezi, botuar në Shkup, nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare në Maqedoni, në vitin 1995. Libri : “Unë bëhem Ajo” [poezi] botuar po ashtu në Shkup nga i njëjti botues, në vitin 1997. Ky libër, po në këtë vit, në Manifetimin Ndërkombetar letrar- poetik “Ditët e Naimit” në Tetovë, fitoi çmimin “Libri i Vitit”. “Mosdija”, -roman, botuar në vitin 2000 nga Shtëpia Botuese “Buzuku” në Prishtinë. Libri u shpërblye me botim. Libri me poezi : “Gjeniu pleqnon çmendinë time”, botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, në vitin 2005.
Në manifetimin poetik “Ditët e poezisë Korçare” në Shqipëri, ky libër fitoi “Çmimin e Kristaltë” Ballina e librit ka portretin e autores.
radijehoxha@hotmail.com